Flash

LAJM I FUNDIT/ Donald Trump dërgohet në spital pas infektimit me Covid

Lapsi.al 2 October 2020
LAJM I FUNDIT/ Donald Trump dërgohet në spital pas infektimit me Covid

Presidenti i SHBA Donald Trump është dërguar në spital më pak se 24 orë pasi rezultoi pozitiv për koronavirus. Trump filloi të shfaqte "simptoma të lehta" të Covid-19 të enjten teksa sapo mori përgjigjet e testit u fut në karantinë.

Ai mori një përzierje ilaçesh si një "masë paraprake", tha Shtëpia e Bardhë, dhe ndjehej "i lodhur, por me humor të mirë".

Sipas medieve ai u transportua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha në një deklaratë: "Presidenti Trump mbetet në humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka punuar gjatë gjithë ditës. Me shumë kujdes dhe me rekomandimin e mjekut të tij dhe ekspertëve, presidenti do të punojë nga zyrat presidenciale në Walter Reed për ditët e ardhshme. Presidenti Trump vlerëson mbështetjen si për të dhe për zonjën e parë." – tha zëdhënësi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vetëvendosje: Rama, doganieri i Serbisë

“Edi Rama na tregoi sot se si Shqipëria do fitojë nga përdorimi i Portit të Durrësit prej Serbisë, dhe se si, sipas tij, këtë e di çdo ekonomist”. Kështu nis...

22:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI