Flash

Koalicion PS-LSI pas zgjedhjeve/ Kryemadhi: Rama nuk e ka më “Shokun Ropi”

Lapsi.al 5 October 2020
Koalicion PS-LSI pas zgjedhjeve/ Kryemadhi: Rama nuk e ka më “Shokun

LSI nuk ka asnjë shans që të bashkojë votat e saj me Partinë Socialiste. Kështu u shpreh në Euroneës Albania kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e pyetur nëse do t’i vinte një ofertë për krijim qeveria nga PS.

“Në fakt ju nuk keni faj që keni këtë dilemë. Edi Rama me Sh.P.K.-të e tij është mësuar që gjithmonë i ka dalë në krahë ‘shoku Ropi’ herë pas here... edhe kur u martua me SH.P.K.-në e Lindës para disa vitesh, ‘shoku Ropi’ i dërgoi një buqetë me lule.

Tani çfarë do lloj martese me këdo SH.P.K. të bëjë, që nga Linda dhe çfarë vijnë pas Lindës, partnerët e Lindës, shokët e Lindës dhe bandat kriminale të Edi Ramës, nuk ka më lule nga ‘shoku Ropi’.

‘Shoku Ropi’ është Ilir Meta që e bëri kryeministër, e bëri 3 herë kryetar bashkie dhe mendon që ka më.

Nuk ka më shans Edi Rama të marri votën e asnjë... jo LSI-sti por të kujt do njeriu që do të ketë mundësinë për të pasur mundësinë për të krijuar një qeveri kundër Edi Ramës.

Sot më shumë se kurrë Partia Socialiste jo vetëm që ndihet e braktisur por sot më shumë se kurrë Partia Socialiste është e tradhtuar dhe e grabitur në mënyrën më perverse nga një njeri i cili para disa viteve donte ti varte në litar socialistët ndërsa sot ju ka grabitur të ardhmen e fëmijëve të tyre” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI