Flash

Duka: Opozita duhet të dilte në protesta pas votimit në parlament

Lapsi.al 6 October 2020
Duka: Opozita duhet të dilte në protesta pas votimit në parlament

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se opozita duhet të mbante një qëndrim më të ashpër dhe mund të shkonte deri në protesta pas miratimit të njëanshëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

"Për sa i përket asaj të Presidentit dihet që do ta kthejë. Problemi është që a do të ketë ndonjë reagim. Ka një shpresë të vakët. Për vete do të kisha një qëndrim më të ashpër. Nëse në raste të tjera është ndihmuar, opozita kishte në krah shoqërinë civile, ndërkombëtarët dhe qytetarët.

Do bëja protesta qoftë dhe simbolike. Nuk më duket normale që kjo të kalohet kaq lehtë. Një kod zgjedhor nuk mund të kalohet në mënyrë të njëanshme. Duhet marrë opinioni i opozitës. Ai bëri siç donte vetë. Mori për bazë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve por në fund fare bëri siç donte vetë" - tha Duka në Report TV. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI