Flash

Konservatorët Europianë: Ndryshimet elektorale në shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së 5 qershorit

Lapsi.al 6 October 2020
Konservatorët Europianë: Ndryshimet elektorale në shkelje të

Partitë Konservatore dhe Reformiste Evropiane shpreh shqetësimin mbi ndryshimet zgjedhore nga qeveria shqiptare.

Lexo më tej: Rama vendos rregullat e 25 Prillit/ BE dhe SHBA ndahen në qëndrime 

Kronika/ Të gjitha manipulimet, dredhitë dhe mashtrimet që çuan në ndryshimet e kodit 

Në një deklaratë për mediat të grupit evropian, ku bën pjesë edhe Partia Republikane Shqiptare thuhet se mazhoranca e Edi Ramës e refuzoi kërkesën e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR-it.

Deklarata e plotë e Partive Konservatore dhe Reformiste Evropiane:

Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane shpreh shqetësimin e saj të thellë mbi veprimet e qeverisë socialiste në Shqipëri, në lëvizjen e tyre të papritur për të ndryshuar Kushtetutën dhe sistemin elektoral, pa konsensusin me opozitën, siç ishte rënë dakord në 14 Janar në dokumentin për krijimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, mbështetur nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Socialistët refuzuan kërkesën e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODHIR sic ishte rënë dakord në marrëveshjen e Janarit për mosmarrëveshjet midis të dy palëve.  Veprimet e partisë qeverisëse Socialiste rrezikojnë prishjen e besimit të publikut në sistemin zgjedhor dhe minimin e shtetit të së drejtës.

Ndryshimet elektorale janë në shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së 5 qershorit të nënshkruar midis qeverisë dhe opozitës, duke minuar shanset që vendi të fillojë negociatat e tij të pranimit në BE.

Drejtuesi i Partisë Republikane Shqiptare, e cila është Anëtare e Partisë ECR, Fatmir Mediu tha: ‘Duke votuar sot për të shkelur marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën e ndermjetesuar me BE-në, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, kryeministri Edi Rama hodhi një hije të errët per zgjedhjet e përgjithshme të prillit të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Duke e bërë këtë Rama qartë pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI