Flash

Meta pas ndryshimeve në Kod: Tre milionë shqiptarë do e shembin në 25 prill, por edhe më parë

Lapsi.al 6 October 2020
Meta pas ndryshimeve në Kod: Tre milionë shqiptarë do e shembin

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish ashpër ndaj miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor një ditë më parë në Kuvend me 97 vota pro.

Sipas Metës tashmë është vendosur një mur nga mazhoranca për të penguar rrugën e integrimit europian. Por Presidenti i Republikës paralajmëron se ky mur do të shembet nga tre milionë shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai shton se nëse do jetë e domosdoshme, ky mur do të rrëzohet edhe më parë se 25 prilli.

"Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.

Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.

Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.

Shqipëria e Para! ??

Shqipëria si gjithë Europa!”- shkruan Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI