Flash

Pensioni, burimi kryesor i të ardhurave për 33% të familjeve në 6-mujorin e parë

Lapsi.al 7 October 2020
Pensioni, burimi kryesor i të ardhurave për 33% të familjeve
Burimet e të ardhurave të familjeve në dekadën e kaluar tregojnë se ekonomia shqiptare ka qëndruar në vendnumëro në modelin e saj të zhvillimit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të përfituara nga një anketë e posaçme, burimi kryesor i të ardhurave në familje mbetet pensioni, ku shihet se në 33% të familjeve të anketuara, kjo e ardhur ishte kryesorja. Edhe në vitin 2010, pensioni kishte të njëjtën peshë në të ardhurat e familjeve, pasi 31% të tyre e kishin përcaktuar si burim kryesor. Me plakjen e popullsisë dhe largimin e më shumë familjeve në emigracion, shihet se të ardhurat nga pensioni e kanë zgjeruar peshën në të ardhurat e familjeve gjatë dekadës me 2%. Burimi i dytë më i madh i të ardhurave, në 26%, në familjet shqiptare, është punësimi në sektorin privat. Ky burim të ardhurash shihet të jetë reduktuar nga viti 2010, ku raportohej se 27% e familjeve i siguronin të ardhurat në këtë mënyrë. Burimi i tretë më i madh janë të ardhurat nga vetëpunësimi, të cilat janë mjeti kryesor për jetesën e 24%% të familjeve. Në raport me vitin 2010, familjet që sigurojnë të ardhurat nga vetëpunësimi janë rritur me 4 pikë përqindje. Vitet e fundit, të vetëpunësuarit janë në krizë për shkak të konkurrencës nga zinxhirët e mëdhenj dhe rënies së konsumit. Burimi i katërt më i madh i të ardhurave është sektori shtetëror, burimi kryesor për 11% të familjeve shqiptare. Ky burim të ardhurash ka pësuar rënie të peshës me 2 pikë përqindje nga viti 2010. Remitancat janë ende një furnizues i madh me të ardhura i ekonomive familjare. Në 6-mujorin e parë të këtij viti, 5% e familjeve shqiptare kanë pohuar se kishin burim kryesor të ardhurash prurjet nga emigracioni. Pesha e tyre në raport me vitin 2010, ka pësuar ulje me 2 pikë përqindje, por për një përqindje më të madhe familjesh, remitancat vijojnë të jenë një ndër burimet kryesore të të ardhurave. Vetëm 1% e familjeve kanë raportuar burim kryesor të ardhurash asistencën sociale, në raport me 3% të familjeve në vitin 2010. Ndërsa është rritur numri i familjeve që kanë si burim kryesor, të ardhura nga qira ose nga dividendët në 2% të totalit të familjeve në anketë, në vitin 2010 ishin vetëm 1% e familjeve që i siguronin të ardhurat në këtë mënyrë. /monitor

Burimi: BSH

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI