Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

FBI zbuloi komplotin, do rrëmbehej guvernatorja e Miçiganit

Lapsi.al 8 October 2020
FBI zbuloi komplotin, do rrëmbehej guvernatorja e Miçiganit

Në SHBA, autoritetet ngritën akuza fedrale ndaj gjashtë personave se kishin komplotuar për të rrëmbyer guvernatoren demokrate të Miçiganit Gretchen Whitmer në shtëpinë e saj të pushimit si reagim ndaj asaj që ata e quajnë “pushtet i pakontrolluar i saj", në bazë një padie penale që u bë e ditur të enjten në një gjykatë federale.

Shtatë persona të tjerë u akuzuan në një gjykatë të Miçiganit në bazë të ligjeve anti-terrorizëm të këtij shteti se kishiun vënë në shënjestër policinë dhe kërkonin "luftë civile".

Personat kishin muaj që komplotonin, duke u këshilluar dhe trajnuar me anëtarë të milicisë dhe duke provuar skenarin në muajt gusht dhe shtator, sipas padisë. Katër nga gjashtë personat planifikuan të takoheshin të mërkurën “rreth një pagese për eksplozivët dhe për të shkëmbyer mjete taktike", tha FBI-ja në padinë e dorëzuar në gjykatë.

FBI-ja citonte njërin nga të akuzuarit të thoshte se Whitmer “nuk ka fare kontrolle dhe balanca. Ajo ka tani pushtet të pakontrolluar. Çdo (privilegj) merr fund një ditë”.

Qeveria përdori informatorë dhe agjentë të fshehtë për të parandaluar komplotin e pretenduar. Të gjashtë personat u arrestuan të mërkurën në mbrëmje dhe secili përballet me burgim të përjetshëm. Avokati Andrew Birge i quajti ata "ekstremistë të dhunshëm".

Në padinë penale thuhej se plani përfshinte zonjën Whitmer dhe shtëpinë e saj të pushimit në veri të Miçiganit.

Whitmer është vlerësuar por edhe kritikuar mjaft lidhur me përgjigjen e shtetit të saj ndaj koronavirusit. Ajo vuri kufizime të mëdha për lëvizjet personale në të gjithë shtetin dhe në ekonomi, megjithëse shumë prej këtyre kufizimeve janë hequr. Në padi penale nuk përmenden urdhrat e saj për këtë çështje.

Përmes komunikimeve elektronike, dy nga komplotistët e pretenduar "ranë dakord të përfshijnë edhe njerëz të tjerët rreth kauzës së tyre dhe të ndërmarrin veprime të dhunshme kundër shumë qeverive të tjera të shteteve amerikane që ata besojnë se po shkelin Kushtetutën", tha FBI-ja.

Personat janë identifikuar me emrat:Adam Fox, Ty Garbin, Kaleb Franks, Daniel Harris, Brandon Caserta nga Miçigani dhe Barry Croft nga Delauer.

Adam Fox tha se atij i duheshin 200 persona për të sulmuar ndërtesën e Kapitolit në Lansing të Miçiganit dhe për të marrë pengje, përfshirë guvernatoren, sipas FBI-së. /VOA

Të këshilluara

Tiranë, merr flakë makina te “Zogu i Zi”

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, në Tiranë. Në foto shihet se makina është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të ...

19:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI