Flash

Bëri zgjedhje pa opozitën, Vuçiç: Sërish në votime pas 2 vitesh

Lapsi.al 20 October 2020
Bëri zgjedhje pa opozitën, Vuçiç: Sërish në

Qeveria e re e Serbisë do të ketë një mandat të kufizuar, jo më gjatë se deri më 3 prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale. Njoftimin e bëri Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njëherësh udhëheqës i Partisë Përparimtare Serbe, e cila i ka fituar bindshëm zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor pa pjesëmarrjen e opozitës.

Përveç partisë së tij, në qeverinë e re do të përfshihet edhe ish-partneri i tij, Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiçit dhe Lidhja Patriotike Serbe e Aleksandar Shapiçit, e cila deri më tash ka qenë në opozitë.

Daçiç, ministër i deritashëm i Punëve të Jashtme, do të jetë kryetar i Kuvendit të Serbisë. Ai nuk i bëri publikë emrat e ministrave të ardhshëm, duke thënë se do ta bëjë këtë pas bisedimeve shtesë brenda partisë.

“Lista përfundimtare e ministrave do të bëhet publike më 25 tetor”, - tha Vuçiç. Ai tha se do të ketë disa ministri të reja, përfshirë Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Dialogun. Detyra kryesore e qeverisë së re, siç tha Vuçiç, do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe një sistem i fortë shëndetësor. Detyra e dytë, shtoi ai, janë interesat e Serbisë në Kosovë.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Lushnje

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në Lushnjë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 54-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se aksidenti nd...

20:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI