Flash

Gratë refuzojnë të ndërpresin grevën e urisë, Rama: Pa ndaluar greva, s’nis dot asnjë bashkëpunim

Lapsi.al 21 October 2020
Gratë refuzojnë të ndërpresin grevën e urisë,

Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen e tij pas refuzimit të punëtoreve të rafinerisë së Ballëshit për të dalë nga greva e urisë. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Rama është shprehur se pa ndaljen e grevës nuk mund të nisë asnjë bashkëbisedim qeveri-punëtorë, ndaj u bën edhe njëherë thirrje që të ndërpresin nismën e tyre dhe të ulen bashkë për të diskutuar.

“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht,”-shkruan Rama.

Të këshilluara

Artan Lame infektohet me Covid 19

Kreu i Kadastrës Artan Lame është infektuar me koronavirus. Lame ka përjetuar simptoma të koronavirusit dhe ka kërkuar të bëjë tamponin. Në testin e kryer Artan...

16:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI