Flash

Kapet me armë në qytet, korçari arrestohet sërish pak muaj pas lirimit nga burgu

Lapsi.al 22 October 2020
Kapet me armë në qytet, korçari arrestohet sërish pak muaj

Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e sotme shtetasin Andi Mullalli. Ndalimi i 31 vjeçarit u bë në afërsi të gjimnazit “Themistokli Germenji”. Ai po udhëtonte me një mjet tip X5 që drejtohej prej tij.

Gjatë kontrollit të mjetit i është gjetur një armë, ndërkohë që menjëherë është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Andi alias Klaus Mullalli është një emër i njohur për policinë. Ai ka dalë vetëm pak kohë më parë nga burgu pasi ka qenë i dënuar për vjedhje me armë.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2018 ku Mullalli nën kërcënimin e armës i mori një personi një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 Euro.

“Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit nr 09/10, datë 09.10.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi ky shtetas më datë 09.10.2018, në fshatin Boboshticë-Korçë, dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një 26-vjeçari, një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 Euro, një pjesë e të cilave iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, pati njoftuar asokohe policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI