Flash

VIDEO/ Edhe Ahmetaj si Rama, ngrihet në këmbë dhe merr shkopin përballë gazetarëve

Lapsi.al 22 October 2020
VIDEO/ Edhe Ahmetaj si Rama, ngrihet në këmbë dhe merr shkopin

Nuk ka qenë aspak e lehtë përballja e ministrit Arben Ahmetaj përballë gazetarëve në emisionin “Opinion” ku tema më “e nxehtë” mbetet ajo e inceneratorëve. Ashtu si shefi i tij një javë më parë, edhe Ahmetaj nuk ka duruar në kolltuk dhe është ngritur në këmbë. Ka marrë shkopin e Fevziut dhe është përpjekur që të bindë se se nuk ka asgjë që nuk shkon me inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit që vazhdojnë të marrin miliona euro.

Ahmetaj e ka pasur të vështirë të shpjegojë se si në inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit janë përdorur dy standarde në mënyrën se si shteti ka kryer pagesat ndaj privatit. Nëse në rastin e Elbasanit pagesa është bërë pas përfundimit të inceneratorit, në Fier privati ka marrë nga shteti më shumë se 18 milionë euro ende pa u vënë në punë inceneratori. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=wUt4vPfscuI

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI