Flash

Meta: Shqetësuese, Shqipëria e fundit në Europë për numrin e testimeve për Covid-19

Lapsi.al 25 October 2020
Meta: Shqetësuese, Shqipëria e fundit në Europë për

Ilir Meta ngre alarmin për numrin e testimeve për COVID-19, duke iu referuar një raporti të worldometer.

Meta shkruan se është shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë dhe thotë se rritja e testimeve ka qenë kërkesë e OBSH. Sipas tij, kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë.

“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.

Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.

OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!

Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë”, deklaron Meta.

Meta Fb

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI