Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Karikatura e pazakontë/ Turqia akuzon Charlie Hebdon për “racizëm kulturor”

Lapsi.al 28 October 2020
Karikatura e pazakontë/ Turqia akuzon Charlie Hebdon për

Turqia zyrtare ka akuzuar revistën franceze Charlie Hedbo, për “racizëm kulturor”, pas publikimit të edicionit të së mërkurës, që tallet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Agjenda anti-islame e presidentit francez (Emmanuel) Macron është duke dhënë frytet e veta”, ka thënë Fahrettin Altun, drejtori për komunikime i Erdoganit, duke i përshkruar karikaturat si “të neveritshme”.

Në ballinën e së mërkurës, Charlie Hebdo ka vënë karikaturën e Erdoganit, të ulur në një karrige duke ngritur lart fustanin e një gruaje me diçiturën “Erdogan, në jetën private, është shumë qesharak”

“Qartazi është produkt i ksenofobisë, islamofobisë dhe ambientit kulturor jotolerant, të cilin udhëhqësia franceze duket se e do për vendin e vet. Këto sulme të papërgjegjshme dhe pashije ndaj kulturë sonë do të nxisin vetëm racizëm dhe diskriminim”, ka thënë Altun.

Turqia dhe Franca janë përfshirë në konflikte verbale, meqë Erdogan ka vënë në pikëpyetje shëndetin mendor të Macronit, pasi ky i fundit ka bërë të ditura masat që do të marrë për ta mbrojtur vlerat sekulare të shtetit të tij kundër Islamit radikal. Erdogan këtë javë u ka bërë thirrje turqve që të bojkotojnë markat franceze, pas vendimit të ngjashëm të marrë edhe nga disa vende tjera myslimane, si përgjigje ndaj përkrahjes që ka ofruar Macron për karikaturat ku është shfaqur Profeti Muhamed, të prezantuara fillimisht nga Charlie Hebdo.Karikaturat e Profetit Muhamed konsiderohen blasfemi për myslimanët.

Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”, ka thënë Macron pas heqjes së kokës së mësuesit Samuel Paty afër Parisit më herët gjatë këtij muaji, pasi kishte prezantuar karikaturat para nxënësve të tij, në një orë mësimi dedikuar lirisë së shprehjes.

Të këshilluara

Zbulohen molekula uji në Hënë

Për një kohë të gjatë Hëna konsiderohej si e thatë. Por shkencëtarët në provat e magmës, të sjella në Tokë prej astronautëve, zbuluan molekulat e ujit. Dy studi...

21:52

KE: Erdogan po largon Turqinë nga Europa

Mbështetja që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrjeve për bojkotin e mallrave franceze paraqet një pengesë të mëtejshme në përpjekjet tashmë të n...

14:34

Fiton apo humbet, Trump e ndryshoi botën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është vetëm udhëheqësi i vendit të tij, ai është ndoshta personi më i fuqishëm në Tokë. Ajo që ai bën e ndryshon jetën pë...

14:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI