Flash

Denoncimi me VIDEO/ Shikoni sherrin në spital pasi nuk ka tamponë për COVID-19

Lapsi.al 30 October 2020
Denoncimi me VIDEO/ Shikoni sherrin në spital pasi nuk ka tamponë

Gent Strazimiri publikon një video në ‘Facebook’, që sipas tij, tregon se si sorollaten qytetarët për të bërë testin e koronavirusit dhe për të marrë përgjigjen.

 

Strazimiri i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të hapë veshët e të dëgjojë si mungojnë tamponët, ndërsa shton se banda që ai drejton nuk do t’ia dijë për njerëzit.

“Hap veshet dhe degjo sesi mungojne tamponet, sesi sorrollaten qytetaret per te bere testin dhe per te marre pergjigjen! Boll rremove ne te shkuaren e njerezve, siç kane bere paraardhesit e tu me jeten e shqiptareve per dekada me radhe. Per aq kohe sa te ka mbetur, merru me kujdesin e jetes se qytetareve, me mjeket dhe infermieret qe i ke lene ne meshire te fatit. Tampone nuk ka as ne Durres, tampone nuk ka as ne Elbasan, nuk ka ne te gjithe vendin, sepse banda qe drejton nuk do t’ia dije per njerezit. Degjoje te verteten dhe mos u fshih pas shantazheve dhe batutave bajate ?”, shkruan ish-deputeti.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet n...

10:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI