Flash

Kur të jetë gati, Kosova do ta sigurojë vaksinën kundër Covid-19 përmes Bankës Botërore

Lapsi.al 30 October 2020
Kur të jetë gati, Kosova do ta sigurojë vaksinën kundër

Qeveria e Kosovës do ta sigurojë vaksinën kundër Covid-19, në momentin që ajo do të jetë gati, përmes Bankës Botërore. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në një konferencë për mediat, në përfundim të mbledhjes së qeverisë. Bajrami tha se qeveria është në negociata me BB për sigurimin e kredisë për vaksinën.

“Ne jemi në negociata me Bankën Botërore që të hyjmë në një projekt të sigurimit të vaksinës anti-COVID, dhe me këtë do të jemi ndër vendet e para që do ta marrim sapo të dalë kjo vaksinë”. “Kjo është një pako e vaksinave që Banka Botërore do ta blejë për një numër të madh të shteteve nuk do të bëhet prokurim specifik për Kosovën, por do të jetë për një numër të madh të shteteve. Kjo do të bëhet përmes kredive dhe jo përmes donacioneve, mirëpo kushtet janë të favorshme”.

Ministrja u shpreh ndër të tjera se një mbyllje e dytë për shkak të pandemisë do të ishte fatale për vendin. Nga muaji mars pas shpërthimit të pandemisë, në Kosovë autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 18,910 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre, 674 persona kanë humbur jetën, ndërsa 15,367 janë shëruar.

Qeveria e Kosovës miratoi këtë të premte edhe projeKt-buxhetin për vitin 2021, që arrin në vlerën 2 miliardë e 412 milionë eurove.

Të këshilluara

Adele, e lidhur me reperin amerikan

Këngëtarja është zyrtarisht e lidhur me reperin britanik Sketpa. Ndonëse thashethemet për një romancë mes tyre nisën që tetorit të kaluar, lidhja është konfi...

17:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI