Flash

Basha: Sot në Kukës jetojnë 1/3 e banorëve që kishte qyteti kur Edi Rama erdhi në pushtet. Kryeministri lëviz me autokolona rojesh si pushtues

Lapsi.al 31 October 2020
Basha: Sot në Kukës jetojnë 1/3 e banorëve që kishte

Kreu i PD Lulzim Basha denoncoi sot kryeministrin Edi Rama se lëviz nëpër Shqipëri me autokolona rojesh, “si pushtues”.

“E para e punës lëviz si pushtues, kurrë më parë në historinë e Shqipërisë s’ka lëvizur me autokolona para dhe mbrapa rojesh.

S’e di nëse rojet janë aty për të vrarë Covid që mos ta kapë rrugës, se nga urrejtja e popullit nuk e mbrojnë dot.

Më e rënda në këtë sjellje aspak kryeministrore është perpjekja e përditshme për ti ikur disa pyetjeve të thjeshta“.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit nga aeroporti i Kukësit, Basha tha se “në një muaj ka shkuar 6 herë te aeroporti i Kukësit që po shkatërrohet që të rindërtohet prapë”.

“Sot në Kukës jetojnë 1/3 e banorëve që kishte qyteti kur Edi Rama erdhi në pushtet. 2/3 e kuksianëve janë detyruar të ikin nga vendi prej diskriminimit që u ka bërë Edi Rama në 7 vite”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI