Flash

Vrau çiftin në Maltë, shqiptari Daniel Muka tenton arratinë nga burgu. Çfarë iu gjet në qelinë e tij

Lapsi.al 4 November 2020
Vrau çiftin në Maltë, shqiptari Daniel Muka tenton

Shqiptari Daniel Muka i cili akuzohet për vrasjen e dyfishtë të Christian Pandolfino dhe Igor Maciejowski dhe aktualisht është në arrest, është përpjekur të arratiset nga burgu. Mediat në Maltë shkruajnë se një zyrtar i burgjeve vuri re që dritaret e qelisë së Mukës nuk ishin ashtu siç duheshin. Menjëherë pas kësaj, zyrtarët e burgut kanë kryer kontrolle duke gjetur armë të ndryshme të improvizuara dhe një çengel, me të cilin do të mund të kryente zbritjen nga ndërtesa.

I dyshuari për vrasje tani është transferuar në një dhomë të vetme në krahun e ri të Institucionit Korrektues Corradino.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme tha se një hetim magjistral u emërua pasi Muka u gjet në zotërim të materialit i cili ishte shndërruar në armë për arratisje.

Shtetasi 25-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e çiftit brenda shtëpisë së tyre në Sliema më 18 gusht. Në një seancë të fundit Gjykata dëgjoi se Muka pranoi në polici se ai kishte vjedhur sende me vlerë, por këmbënguli se nuk kishte vrarë askënd. Policia gjithashtu dëshmoi se ata e gjetën Mukën teksa mbante një nga gjerdanët prej ari të cilin Pandolfino e mbante në kohën para vrasjes.

Të këshilluara

Kandidati demokrat Joe Biden ka arritur të fitojë shtetin industrial të Wisconsin duke siguruar 10 vota elektorale. Me këtë fitore Biden ka kaluar në shifrën e ...

15:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI