Flash

Shtrohet në spital në gjendje të rëndë kreu i komunës së Preshevës

Lapsi.al 15 November 2020
Shtrohet në spital në gjendje të rëndë kreu i

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi është shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Ishte vetë Arifi që ka dhënë lajmin në faqen e tij në Facebook se pak ditë më parë ka bërë tamponin për COVID-19, i cili ka rezultuar negativ, por gjendja e tij është rënduar.

“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës. Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit.

Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital. Ju përshëndes të gjithëve. Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen” – shkruan Arifi në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI