Flash

E rëndë/ 17-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

Lapsi.al 16 November 2020
E rëndë/ 17-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

Një 17-vjeçar nga fshati Rogovë e Gjakovës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Familjarët e kanë dërguar në spital, por mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, teksa Policia e Kosovës është njoftuar nga sigurimi i Spitalit Rajonal të Gjakovës për një rast të dyshuar si vetëvrasje.

Drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka deklaruar për Express se vendit të ngjarjes në Rogovë si dhe në spital i janë përgjigjur njësitet policore, patrulluese, krimtekinka dhe Prokurori i shtetit.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim me prokurorin e shtetit. Motivet e rastit deri më tani mbeten të panjohura”, ka deklaruar Graishta.

Të këshilluara

Kur do e kemi vaksinën anti-Covid? Flet Rama

Shqipëria ka paguar kapar për vaksinën anti-Covid që pritet të prodhohet muajt e ardhshëm dhe qeveria po komunikon çdo ditë me Bashkimin Europian për të pasur a...

13:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI