Flash

Transport emigrantësh të paligjshëm, policia aksion në rrugën Pogradec-Librazhd

Lapsi.al 16 November 2020
Transport emigrantësh të paligjshëm, policia aksion në

Një 32-vjeçar, i cili transportonte emigrantë të paligjshëm, u vu në pranga nga policia e Korçës në operacionin e koduar “Perimetri”.

Ai u kap duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt fitimit 215 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Çfarë thotë policia 

“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 32 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, pranë vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt fitimit 215 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, tha Policia.

Të këshilluara

Sot në Kuvend miratohet buxheti i 2021-shit

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë buxhetin për vitin 2021, por me ndryshime pas rritjes së fondeve për disa institucione. Fokusi i këtij buxheti...

08:48

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot t...

08:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI