Flash

Martini, shkodrani që vjen ti prishë ëndërrën Vllaznisë: "I dimë pikat e dobëta të tyre"

Lapsi.al 7 January 2021
Martini, shkodrani që vjen ti prishë ëndërrën

Me 20 pikë pas 12 javëve të para, Teuta ndjek gjashtë distanca larg Vllazninë, që në rast fitore do të merrte arratinë, duke i komplikuar edhe vendin e dytë bregdetarëve. Pikërisht në të parën për vitin 2021 vjen përplasja e kreut ku gabimet nuk lejohen dhe Teuta e ka të qartë se suksesi e afron krejtësisht me kreun. Nuk është një ndeshje si të tjerat, e këtë nuk e fsheh as tekniku i Teutës Edi Martini, për të cili profilizohet një rikthim si kundërshtar në Loro Borici. Ish-djali i artë i Shkodrës vjen tashmë ti rrëmbejë ëndërrën kuqebluve, në një ndeshje tepër emocionale, edhe për faktin, sic e shpjegon tekniku, se Vllaznia është në vendin e parë dhe lufton për titullin. "Është e disata herë që përballem me Vllazninë si kundërshtar - tha Martini në konferencën për shtyp -. Këtë radhë emocionet janë edhe më të forta sepse po luajmë ndaj një Vllaznie që kryeson klasifikimin që nga java e parë dhe normalisht është një ndeshje shumë e vështirë, prandaj edhe emocionet janë edhe më të mëdha. E kam theksuar edhe më parë, ne hyjmë në fushë për të fituar, cilido qoftë kundërshtari".

Pas suksesit kundër Kukësit durrsakët janë të thirrur në cështje për një fitore në transfertë, që do të hapte krejtësisht kampionatin, duke e ngushtuar diferencën mes skuadrave nga 6 në vetëm 3 pikë: "Normalisht kemi vështirësi. E njohim mjaft mirë ekipin kundërshtar, i dimë pikat e forta dhe të dobëta të tyre, por do ta tregojë fusha se cili është më i forti".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI