Flash

Daja bën mea culpa për pikët e lëna: "Manovrën e sulmit e kishim ndërtuar keq, kemi bërë çdo gjë gabim"

Lapsi.al 9 January 2021
Daja bën mea culpa për pikët e lëna: "Manovrën e

"Mbas ndeshjes nuk dua të bëj moviolën e situatave. Manovrën e sulmit e kishim ndërtuar jo drejtë. Situatat e krijuara duan më shumë sakrificë para portës. Nuk dua të krijoj alibi te lojtarët e mi, në 10 minutat e fundit kemi bërë çdo gjë gabim". Konstatim i ashpër ndaj vetes dhe lojtarëve ajo që bën tekniku kryeqytetas në përfundim të ndeshjes së barazuar 1-1 me Apoloninë, e që i penalizon fort ambicjet e të kuqve në objektivin titull.

Skuadra nuk ka funksionuar dhe Daja nuk ka hezituar ta pranojë, edhe pse me keqardhjen e pikëve të lëna kundër skuadrës së fundit të renditjes: "Nganjëherë ekipi edhe nuk funksionon. Nuk ishte orientimi i jonë që të të tërhiqeshim mbrapa, na mungojnë ndërrimet - shpjegoi Daja -. Mund të kishim ndërhyrë më shpejt. Mbrojtja e rezultatit në një terren të tillë, me një kundërshtar që do të bënte gjithçka, nuk e zgjidhëm mirë. Duhet ta mbanim më shumë topin, për të mos i krijuar mundësi kundërshtarit që të na penalizonte në momentet e fundit".

Merkato e zhbllokuar mund të jetë shpëtimi, por edhe penalizimi ndaj dhe tekniku kërkon të gjejë garancinë në skuadrën që ka dhe jo në ardhjet e janarit: "E dimë që merkatoja e janarit nuk ofron shumë mundësira për lojtarë cilësor. Me Zhunior dhe Muratajn kemi marrë 2 cilësi. Nuk duhet të nxitohemi, në merkaton e janarit mund të bëhen gabime. Futbolli është një sport subjektiv. Na duhen dublime në mbrojte. Mos na ndodhin si dy ndeshjet e fundit, që të pozicionojmë në ato vende lojtarë jo në role natyrale".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI