Flash

Milan i bën surprizën Torinos: grumbullohet me urgjencë Ibrahimovic e Calhanoglu

Lapsi.al 9 January 2021
Milan i bën surprizën Torinos: grumbullohet me urgjencë

Në konferencën e djeshme për shtyp, para ndeshjes, Pioli u përgjigj me një "nuk besoj", ndaj pyetjes në lidhje me një grumbullim të mundshëm për Ibrahimoviç. E ndërkohë, suedezi, për çudi, është në listën e lojtarëve për ndeshjen e mbrëmjes. Nuk është në formën e tij më të mirë pas dëmtimit të gjatë që e ka mbajtur jashtë fushave, kështu që duke përjashtuar surprizat, Ibra do ta fillojë nga stoli, me Leaon si qendërsulmues. Sidoqoftë, një lajm i shkëlqyeshëm për të ardhmen e afërt të kuqezinjve, të dëmtuar fort nga mungesat që kontribuan edhe në humbjen e parë të këtij kampionati.

Hakan Calhanoglu ishte gjithashtu në dyshim e, në fund, turku është grumbulluar pavarësisht se nuk ishte stërvitur dje. Numri 10 duket se e ka kapërcyer goditjen e marrë në kavilje dhe është në dispozicion të Piolit. Mbetet të shihet nëse tekniku do ta rrezikojë që nga fillimi, apo turku do të jetë i destinuar të fillojë nga pankina.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI