Flash

Video seksi e tentativa e shantazhit ndaj Valbuenas: bëhen keq punët për Benzema, do të gjykohet

Lapsi.al 7 January 2021
Video seksi e tentativa e shantazhit ndaj Valbuenas: bëhen keq punët

Telashe të reja për Karim Benzema, i cili do të përfundojë në gjyq për rastin e tentativës për zhvatje kundër Mathieu Valbuena në 2015. Sulmuesi i Real Madrid dyshohet të ketë nxitur ish-shokun e tij të ekipit kombëtar të Francës të paguajë disa personazhe të botës së krimit që kërcënuan të përhapnin një video të tij në të cilën ai ishte filmuar në momente intimiteti. "Atëherë kur janë marrëzitë, hë?" komentoi ai me një histori në Instagram. Nëse dënohet, Benzema rrezikon deri në 5 vjet burg.

Së bashku me sulmuesin 33-vjeçar francez, i cili nuk ka luajtur për ekipin kombëtar që nga viti 2015 për shkak të këtij skandali, 4 persona të tjerë janë paditur. Kjo u njoftua nga Gjykata e Versajës. Drejtësia franceze dyshon se Benzema, i kontaktuar në atë kohë nga një mik i fëmijërisë i përfshirë në bandë, ka nxitur ish-shokun e tij të skuadrës për të paguar shantazhet. "Për fat të keq, nuk jemi të befasuar. Ky është një vendim sa absurd, aq edhe i parashikueshëm" komentoi avokati i tij, i cili gjithashtu u hidhërua që gjykatësi hetues "shtrembëroi faktet" sepse vetë Valbuena e pranoi që në bisedën e diskutueshme me Benzema "nuk flitej për para".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI