Flash

Shpëtoi jetën mrekullisht në aksident: Grosjean heq fashot e fundit nga dora e majtë

Lapsi.al 7 January 2021
Shpëtoi jetën mrekullisht në aksident: Grosjean heq fashot e

Një hap tjetër drejt rimëkëmbjes së plotë, gati një muaj e gjysmë pas aksidentit në Bahrein që mund t’i kushtonte jetën. Romain Grosjean ka hequr tashmë fashat nga dora e tij e majtë, e njëjta që ishte operuar në mes të dhjetorit për të zgjidhur një problem me ligamentin e gishtit të madh. Një lajm i mirë, duke qenë se në të njëjtin muaj të operacionit, francezi gjithashtu hoqi fashat edhe në dorën e djathtë, më pak të përfshirë në goditje, edhe pse ishte djegur.

Ish piloti i Haas dhe F1 e komunikoi këtë në rrjetet e tij sociale, veçanërisht në një foto në Instagram ku shfaqet i buzëqeshur dhe me duar të lira e pa fasha: "Pas 39 ditësh me një mjekim - shkruan Grosjean - dora ime e majtë është e lirë prej pesë orësh. Për të na kujtuar të gjitha këto si një suvenir i bukur: kjo është një fitore për të gjithë ne !!”.

Për Grosjean, një hap tjetër larg nga ai ferr i filluar në 29 nëntorin e kaluar në Sakhir. Përplasja e Haas-it të tij kundër barrierave, flakët dhe një shpëtim i mrekullueshëm. Pastaj nisi kalvari për francezin, i cili i dha lamtumirën përvojës së tij me ekipin amerikan dhe F1 dy gara nga fundi i sezonit, i zëvendësuar nga Pietro Fittipaldi në GP-bis të Bahreinit dhe Abu Dhabi. Tashmë, me të dy duart e lira, Romain tani do të jetë në gjendje të punojë me simulatorin, gati (ndoshta) për një përvojë të re në IndyCar në 2021.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI