Flash

"Më kishte kërkuar vetë Daja"; Murataj nesër firmos për Partizanin, klubi divorc me Ferhatin

Lapsi.al 7 January 2021
"Më kishte kërkuar vetë Daja"; Murataj nesër

Një fantazist për Partizanin, kjo ka qenë kërkesa e teknikut Ilir Daja për merkaton, duke mos pasur një mesfushor të aftë të luajë pas sulmuesve apo edhe në medianë. E kështu, profili i identifikuar nga tekniku i të kuqve ka qenë ai i Valentino Muratajt. Lojtari i Bylis do të mbërrijë nesër për firmën dhe seancën e parë stërvitore me kryeqytetasit: "Nuk kam folur ende me Dajën, po më thanë, në takimin me drejtorin Olsi Rama, se trajneri vetë më kishte kërkuar për të më patur në skuadër", ka zbuluar Murataj, që kthehet në shtëpi pas katër vitesh në Ballsh.

Ajo që e ka bindur presidentin e Bylis, Besnik Kapllanaj, të privohej nga kapiteni i tij ka qenë shuma e paguar nga Partizani: 50 mijë euro për të bërë transferimin të mundur që në merkaton e janarit. Natyrisht ardhja e Muratajt tek të kuqtë, sjell mbylljen e hapësirës për Besnik Feratin. Mesfushori 20 vjeçar dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë. Ferati ishte pjesë e skuadrës nga gushti i vitit 2018.

Partizani është duke u kujdesur për fazën ofensive me brazilianin Junior e tani edhe me Murataj, ndërkohë që reparti më i brishtë, mbrojtja, nuk ka nisur ende të plotësojë radhët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI