Flash

Juventus po kthehet në vatër infeksioni: Pirlo humb edhe De Ligt nga koronavirus

Lapsi.al 9 January 2021
Juventus po kthehet në vatër infeksioni: Pirlo humb edhe De Ligt nga

Lajme të këqija për Andrea Pirlon dhe Juventusit në funksion të ndeshjes së kampionatit të së dielës kundër Sassuolos. Gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, është zbuluar pozitiviteti ndaj Covid 19 i lojtarit Matthijs De Ligt. Mbrojtësi tashmë është vendosur në izolim, kështu që bardhezinjtë do të jenë të detyruar të bëjnë pa një lojtar vendimtar në rreshtimin difensiv të kampionëve në fuqi. Hollandezi i shtohet kështu rasteve të tjera të pozitivitetit tek Juventus: Alex Sandro dhe Cuadrado, duke e cuar numrin e mungesave në tre në total. Në vend të De Ligt, tekniku po mendon një mes Demiral dhe Chiellinit.

Ndërkohë, Roberto Testi, drejtori i Departamentit të Parandalimit të Asl së Torinos, në lidhje me pozitivitetin ndaj Koronavirus të juventinit Matthijs De Ligt shpjegoi: "Ne u informuam menjëherë nga shoqëria. Me sa dimë, lojtari është mirë dhe tani është në izolim" , shtoi Testi, sipas të cilit rasti i tretë i Covid midis lojtarëve të Juventusit nuk duhet të krijojë shqetësim: "Situata është nën kontroll - pohon ai -, nuk ka asnjë vatër për momentin".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI