Flash

"Suning po vlerëson mundësitë në interes të klubit", Marotta konfirmon negociatat për shitjen e Inter

Lapsi.al 13 January 2021
"Suning po vlerëson mundësitë në interes të

Negociatat mes Suning dhe BcPartners për shitjen e aksioneve të Interit (fillimisht flitej për një kuotë të pakicës, tani duket se gjiganti kinez i familjes Zhang po negocion shitjen e shumicës) nuk gjejnë më vetëm konfirmime në qarqet financiare, por edhe në fjalët e vetë drejtuesve të klubit zikaltër. Në fakt, administratori i deleguar i Inter, Beppe Marotta është i qartë në deklaratat e tij para ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Fiorentinës: "Transferimi i aksioneve nga Suning? Pronarët po vlerësojnë mundësitë në interes të Interit dhe në respekt për stemën historike të klubit, përvec të tashmes dhe të ardhmes".

"Administrimi i përfaqësuar nga unë - vazhdoi Marotta - e di që vepron në një kontekst shumë të fortë dhe mund të mbështetet në një fushë teknike shumë kompakte. Këto zëra janë mbi kokën tonë dhe nuk duhet të na kondicionojnë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI