Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Video/ Laçi tronditet në Fier nga Apolonia e fundit, Duro shpërthen për golin e anulluar: “Ishte i rregullt”

Lapsi.al 16 January 2021
Video/ Laçi tronditet në Fier nga Apolonia e fundit, Duro

“Të jem realist, ishte ndeshja më e dobët nën drejtim tim. Nuk e prisja këtë reagim të skuadrës. Këto janë ndeshje shumë të vështira për t’u fituar. Episodet vendosin ndeshjen. Po të kishim barazuar në fund të pjesës së parë, pjesa e dyta do të ishte ndryshe. Por si lojë, nuk jam i kënaqur”. Tekniku i Lacit, Shpëtim Duro, nuk e fsheh zhgënjimin pas humbjes në transfertë me Apoloninë e vendit të fundit.

Skuadra e Camaratas, pas barazimit në transfertë ndaj Partizanit, mposhti kurbinasit, në një sfidë që nuk i shpëtoi polemikave. “Pata komunikim me asistentin, tha nuk e pashë lojtarin te fundorja. Ishte moment kyç, që mund të ndryshonte lojën. Gol shumë i rregullt, u çudita – tha Duro -. Te goli i Apolonisë, nuk pretendova për faull, por janë 2 momente që vendosën rezultatin e ndeshjes. Në futbollin shqiptar nuk është se ka shumë diferenca”.

Vendosi goli i Gjatës në minutën e 21, por kurbinasit kanë një pretendim për penallti, e mbi të gjitha rezerva për golin e anulluar. Ndoshta edhe të pafat, sin ë rastin e shtyllës së goditur, Laci nuk bindi në këtë ndeshje, duke humbur më shumë terren në luftën për titull e duke kompromentuar gjithashtu zonën europiane. Katër pikë në dy ndeshje për teknikun italian të Apolonisë, që sheh tashmë të kaluar Skënderbeun dhe arrin në kuotën e 12 pikëve Bylis në zonën e playout.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI