Flash

Sevilla prezanton Papu Gomez: “Krenar që luaj në skuadrën e Maradonës”

Lapsi.al 28 January 2021
Sevilla prezanton Papu Gomez: “Krenar që luaj në skuadrën e

Papu Gomez është zyrtarisht një lojtar i ri i Sevillas dhe do të jetë deri në vitin 2024. Pasi nënshkroi kontratën dhe i tha lamtumirë tifozëve të Atalantas, argjentinasi, pa dyshim goditja më e madh në merkaton e dimrit, u prezantua para tifozëve nga klubi i tij i ri: "Unë nuk e di nëse është fati, por kam biseduar me shumë djem që kanë luajtur këtu dhe të tjerë që kanë jetuar në këtë qytet dhe gjithmonë më kanë folur shumë mirë. Ky klub ka një histori të mrekullueshme me shumë argjentinas që kanë kaluar në këto anë. Pothuajse të gjithë kanë lënë gjurmë dhe tani do të jetë radha ime të vazhdoj në këtë rrugë. Dhe atëherë është një krenari e madhe të veshësh të njëjtën fanellë që ka veshur Maradona ”.

"Ishte gjithçka paksa befasuese - shpjegoi Gomez para gazetarëve të pranishëm - Për mua është një aventurë e re, në një klub të shkëlqyer si Sevilla. Jeta në një vend tjetër ndryshon plotësisht, por unë jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Do të jetë një sfidë e madhe për mua ”. Gjithçka do të jetë e re, por ish-numri 10 zikaltër është i bindur se do të ambjentohet shpejt: "Unë duhet të adaptohem shpejt, edhe pse gjithmonë e kam parë futbollin spanjoll dhe di pak për të. Do të jetë një aventurë emocionuese, dua të arrij gjëra të rëndësishme me Sevilla dhe të përpiqem të bëj më të mirën për ta cuar klubin në sukseset të paarritura më parë".

LOPETEGUI E PARALAJMËRON

"Është një lojtar që na pëlqen, por këtu ai do të përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij. Ai vjen këtu për të na ndihmuar të përmirësohemi, ky është një ekip që po punon mirë, do të ketë konkurrencën e shokëve të tij të skuadrës që nuk do tia bëjnë jetën të lehtë". Julen Lopetegui, trajneri i Sevilla-s, e mirëpriti kështu ardhjen e re në shtëpinë andaluziane.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI