Flash

‘Ju keni informacion, por Muçin mund ta shes vetëm unë’: Halili pret ankand, por prapaskenat thonë se ka vetëm një ofertë

Lapsi.al 30 January 2021
‘Ju keni informacion, por Muçin mund ta shes vetëm

Ernest Muçi, sulmuesi 19 vjecar, 20 në mars, është prej kohësh në vëmendjen e të gjithëve, për shkak të potencialit të shprehur në fundin e sezonit të kaluar, por edhe këtë aktual, që e ka bërë të jetë lojtari më i kërkuar në merkato. Tirana ka nevojë për likuiditet, duke parë investimet e ribëra në janar për të rregulluar cfarë nuk shkoi mirë në lëvizjet e verës, apo edhe për të mbuluar detyrimin e paguar për cështjen-Cisse. E në këtë pikë, Muci është burimi më i sigurtë i të ardhurave të garantuara. Vetëm se Tirana nuk ka ndërmend ta lërë të largohet si një i zakonshëm, duke pretenduar ofertën më të mirë që të kënaqë lojtarin por natyrisht edhe klubin. E në këtë situatë luhet me cdo strategji.

Sipas zërave që filtrojnë, oferta e vetme e mbetur në lojë është ajo e Rapidit të Vjenës, që përkon në fakt me shifrën e bërë publike, ose më saktë 600 mijë euro për kartonin e lojtarit. Në anën tjetër presidenti Halili, ka pohuar se janë katër klube serioze që kërkojnë shërbimet e autorit të 5 golave në këtë sezon me bardheblutë, duke bërë të qartë se klubi e di mirë se cfarë ka në duar dhe nuk dëshiron ti prishë të ardhmen lojtarit, por sigurisht që nuk mund ta shesë lirë: "Nuk di gjë, ju e dini më mirë, ju keni informacion dhe mund të shkruani si të doni. Ne e dimë cfarë kemi në dorë dhe nuk mund ta shesim si të ishte një kec. Merrni dhe analizoni statistikat, që ju i dini mirë dhe të vendoseni vetë cmimin e lojtarit. Jam i sigurtë se do të arrini në përfundimin tim" kundërsulmoi numri 1 i bardhebluve.

Luhet për ringritjen e cmimit, që kaloi nga 400 në 600, por që ende nuk duket mjaftueshëm për Tiranën. Halili i klubit pranon natyrisht një cmim të rritur, por do të preferonte të mbante pronësinë e 10% të kartonit të Muçit në shitjen e ardhshme të mundshme. Nuk ka rëndësi nëse është Young Boys, Rapidi i Vjenës, apo në skenë do të dalë ndonjë klub që ka punuar nën rrogoz: Halili kërkon ta bëjë Mucin transferimin record të bardhbluve, pa përjashtuar që kjo gjë të ndodhë në tre ditët në vazhdim: në fund të fundit, si thotë ai, "Muçin mund të shesë vetëm Halili…".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI