Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

"Të thërrasim Karius e të shesim Alisson": portieri në syrin e ciklonit, Klopp e mbron: "I kishte këmbët të ftohta"

Lapsi.al 8 February 2021
"Të thërrasim Karius e të shesim Alisson": portieri

Manchester City është kthyer tek fitorja në Anfield pas 18 vitesh me një poker që i jep fund ëndrrave të Liverpool. Alisson përfundoi në bankën e të akuzuarve dhe me dy rivënie të gabuara iu dhuroi kundërshtarëve të tij dy gola. Megjithatë, Jurgen Klopp merr në mbrojtje portierin brazilian. 'Nuk mund t'i fshehim (gabimet e Alisson). Por është gjithashtu e vërtetë që nuk i dhamë atij shumë opsione, veçanërisht në rastin e parë. Në të dytën ai e goditi topin keq. Nuk ka asnjë arsye të vërtetë, ndoshta i kishte këmbët e ftohta. Duket qesharake, por mund të jetë kështu. Ali na ka shpëtuar shumë herë, sot ai bëri dy gabime ”.

Të dielën në mbrëmje në Anfield u kthye të frikësojë fantazma e Loris Karius, portieri katastrofik gjerman që i kushtoi Reds një Champions League në 2018. E pikërisht atë verë, Liverpool vendosi të investojë mbi 70 milion euro për të rrëmbyer Alisson nga Roma. Para të shpenzuara mirë, pasi numri 1 brazilian ka dhënë një kontribut të madh si në fitimin e Ligës së Kampionëve, ashtu edhe në fitimin e Premier pas 30 vitesh.

Kundër City, megjithatë, portieri i Seleçaos ka përjetuar një pasdite makth, aq sa përfundoi në shënjestër të mediave sociale. "U transformua në Karius - ishte komenti i shumë tifozëve -. Nuk njihej më, ky nuk është më portieri më i fortë në botë". "Të thërrasim prapë Karius dhe të shesim Alisson, më duket e njëjta gjë", ishin komentet më pikante.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI