Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

41 vjeç në Champions: Ibra ka një plan e pret rinovimin me Milan

Lapsi.al 9 February 2021
41 vjeç në Champions: Ibra ka një plan e pret rinovimin me

Edhe një vit dhe pastaj duhet parë cdo të ndodhë. Zlatan Ibrahimovic i ka idetë të qarta kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij të afërt. Suedezi është i vendosur të rinovojë me Milanin, sepse ai ka një qëllim të qartë në mendje: të luajë përsëri në Champions League dhe të provojë se është një kampion absolut në moshën "e nderuar" 41 vjeçare. Kjo është arsyeja pse negociatat me drejtuesit e kuqezinjve për të zgjatur kontratën që skadon në qershor, me një sezon tjetër, do të jenë më pak të komplikuara sesa ato që lidhen me Donnarumma dhe Calhanoglu.

Problemi i pagës, në fakt, duket se është dytësor. Ose të paktën më pak vendimtar në krahasim me dëshirën për të përfunduar karrierën e tij me kuqezinjtë, në skenën më të rëndësishme të futbollit të klubeve. Ibra e di shumë mirë që në moshën e tij dhe në një periudhë dramatike ekonomike për shkak të pandemisë, nuk mund të kërkojë nga Milani të pamundurën. E Ibra nuk ka ndërmend ta bëjë këtë: paga aktuale prej 7 milion do të përsëritet vetëm përmes shpërblimeve të ndryshme që mund të arrihen pak a shumë lehtë.

Vetë Maldini pranoi se ai pret një marrëveshje që nuk është shumë e komplikuar, duke pasur parasysh se vullneti i të dy palëve është të vazhdojnë së bashku. Ndoshta me titullin e qepur në gjoks.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI