Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Mjaft gabime nga pika e bardhë, Guardiola i beson… portierit: “Penalltinë e ardhshme do ta godasë Ederson”

Lapsi.al 8 February 2021
Mjaft gabime nga pika e bardhë, Guardiola i beson… portierit:

Aguero, De Bruyne, Sterling dhe tani Gundogan gjithashtu. Manchester City nuk po arrin të gjejë lojtarin që të godasë penalltitë. Shumë gabime nga njëmbëdhjetë metra dhe, shpesh, edhe vendimtare. Kjo është arsyeja pse Pep Guardiola duket se e ka vendosur që të ndryshojë përfundimisht, duke ia besuar këtë rol të rëndësishëm... portierit të tij. Po, siç është përfolur tashmë në të kaluarën, Ederson do të godasë penalltinë e radhës. Vetë trajneri e konfirmoi këtë për BBC pas fitores së tij ndaj Liverpool dhe një tjetër penalltie të humbur.

"Penalltitë janë bërë një problem për ne," pranoi Guardiola pas gabimit kundër Liverpool të Gundogan, kur rezultati ishte ende 0-0. “Mendoj se është e pamundur që një ekip si i yni të mos shënojë penallti, veçanërisht në momente vendimtare. Për këtë arsye mendoj se zgjidhja është e qartë. Penalltinë e ardhshme do ta godasë Ederson. Kështu mendoj".

Portieri, i cili gjithmonë është konsideruar ndër më të mirët në lojën me këmbë, më në fund do të ketë shansin e tij, siç i kërkohet shpesh gjatë intervistave të tij. Tani mbetet për tu parë nëse ai do ta shfrytëzojë rastin të bëhet zyrtarisht një goditës penalltish.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI