Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Zyrtare/ Lewis Hamilton rinovon me Mercedes: “Për të fituar akoma më shumë”

Lapsi.al 8 February 2021
Zyrtare/ Lewis Hamilton rinovon me Mercedes: “Për të fituar
Është zyrtare, Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën e tij me Mercedes dhe do të garojë në 2021 sezonin e nëntë me skuderinë e Stuttgart, i 15 në F1 në karrierën e tij. Mercedes e ka bërë lajmin publik përmes një komunikate. "Jam i ngazëllyer për idenë e garimit akoma me Mercedes - tha kampioni i botës - ne kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme së bashku dhe mezi presim të bëjmë edhe më mirë." Kështu, telenovela për rinovimin që nuk po bëhej kurrë ka mbaruar, edhe pse palët javët e fundit kishin specifikuar se ishte thjesht çështje e rregullimit të detajeve. Rinovimi është zyrtarizuar për sezonin 2021 e nuk ka asnjë referencë për sezonin 2022. Marrëveshja, një pikë që Hamilton e kërkonte me ngulm, parashikon një angazhim të ri nga Mercedes për diversitetin dhe përfshirjen, në vazhdën e asaj që u pa vitin e kaluar me pjesëmarrjen e kampionit në fushata sociale të tilla si Black Lives Matter. Por kjo nuk është e gjitha: në njoftimin për shtyp flitet për lindjen e një fondacioni të përbashkët bamirësie, i cili do të ketë misionin e mbështetjes së diversitetit më të madh dhe përfshirjes në të gjitha format e tij në motorsport. "Duam të vazhdojmë me këto rezultate të jashtëzakonshme - ka thënë Hamilton - brenda dhe jashtë piste, duke u përmirësuar edhe më shumë. Jam i vendosur të vazhdoj këtë rrugë që kemi filluar, për ta bërë motorsportin ndryshe për brezat e ardhshëm dhe e falënderoj Mercedesin që është jashtëzakonisht bashkëpunues dhe mbështetës në arritjen e këtij qëllimi. Jam i nderuar të njoftoj fillimin e këtij fondacioni kushtuar diversitetit dhe përfshirjes. Ndihem i frymëzuar nga gjithçka që mund të ndërtojmë së bashku. Dhe padyshim që mezi po pres të zbres në pistë në mars”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI