Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Arbitrat e kërcënuar me jetë, Clattenburg: "Pas Real-Juve arbitri Oliver u detyrua të ndryshonte shtëpi"

Lapsi.al 9 February 2021
Arbitrat e kërcënuar me jetë, Clattenburg: "Pas Real-Juve

Cështja e gjyqtarit Mike Dean po trondit futbollin anglez. Arbitri ka marrë kërcënime me vdekje pas disa vendimeve të marra në ndeshjen mes West Ham dhe Fulham, veçanërisht për kartonin e kuq ndaj mesfushorit të Hammers Tomas Soucek dhe ka kërkuar që të mos arbitrojë në Premier League fundjavën e ardhshme. Në lidhje me këtë çështje ka ndërhyrë një tjetër bilbil anglez, Mark Clattenburg, i cili në një letër për Daily Mail e përshkroi ditën e tij si "një jetë me frikë". "Jam mësuar të marr letra në shtëpinë time. Kishte fyerje dhe kërcënime të ndyra". Pastaj ai tregon një anekdotë: "Arbitri Michael Oliver duhej të transferonte familjen e tij nga shtëpia pas ndeshjes në të cilën Juventus u eleminua nga Champions League nga Real Madrid në 2018"

Oliver dhe gruaja e tij Lucy, gjithashtu një arbitre futbolli, u fyen dhe u kërcënuan me vdekje nga tifozët, të cilët lëshuan të gjithë zemërimin e tyre në rrjetet sociale. Ata ishin të tërbuar kundër arbitrit që në minutën e 93 i dha një penallti Realit, që humbiste deri në atë moment 0-3 e që me 11 metërshin e shënuar më pas nga Cristiano Ronaldo eleminuan bardhezinjtë nga Champions League. Pas ndeshjes, Gigi Buffon, i ndëshkuar me karton të kuq për protesta, kritikoi rëndë punën e tij dhe e akuzoi atë, ndër të tjera, se kishte "një kazan plehrash në vend të një zemre".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI