Flash

Video/ Triumfi rekord i Bayern Mynih: vendosi Pavard, Lewandowski MVP, trofeun e ngre Neuer

Lapsi.al 11 February 2021
Video/ Triumfi rekord i Bayern Mynih: vendosi Pavard, Lewandowski MVP, trofeun e

Nuk ka më asgjë për të fituar, që Bayern Mynih të mos e këtë bërë. E me këtë në Doha, u bënë gjashtë në vetëm një sezon. Hansi Flick bëhet kështu trajneri më fitues, po të mendosh që nuk pati asnjë sezon të plotë në krye të pankinës bavareze. Bavarezët mposhtën në finale Tigres, për të bërë të tyren finalen e Botërorit të Klubeve, duke barazuar rekordin e Barcelonës.

E vendosi Pavard, një mbrojtës që u gjend në një pozicion jo të zakonshëm në minutën e 60, kur shënoi golin e vlerësuar më pas nga VAR. E megjithatë, MVP, lojtari më i mirë i turneut, u zgjodh Robert Lewandowski, që fitoi çmimin “Ali Baba” të dorëzuar nga organizatorët. Në fund, trofeu iu dorëzua kapitenit Manuel Neuer, që nisi festën bavareze, për të gjashtën herë në një sezon, pak të thuhet, spektakolar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI