Flash

Video e bërë virale, Nevded-Paratici, tërbohen kundër arbitrit në Napoli: “Të të vijë turp”

Lapsi.al 15 February 2021
Video e bërë virale, Nevded-Paratici, tërbohen kundër
Pas imazheve të grindjes Conte-Agnelli në fund të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Interit, një video tani është bërë virale me zëvendës presidentin e Juventus, Pavel Nedved dhe Drejtorin e Zonës së Futbollit, Fabio Paratici që janë kapur me arbitrin e Napoli-Juve në kampionat. Protesta të forta të drejtuesve bardhezinj nga tribunat e stadiumit Diego Armando Maradona, por episodi që ndezi zemërimin e të dyve ishte kartoni i dytë i verdhë i munguar ndaj mbrojtësit të të kaltërve Giovanni Di Lorenzo. Për Paratici, siç mund të dëgjohet qartë nga audio e videos ("Të të vijë turp"), faji është i Gianpaolo Calvarese i seksionit Teramo, arbitri i katërt zyrtar i ndeshjes midis të kaltërve dhe bardhezinjve. Tani mbetet për t'u parë nëse Gjykatësi Sportiv do të vendosë të ndëshkojë dy drejtuesit e Juves, të cilët janë pezulluar edhe në dhjetorin e kaluar, pas derbit me Torinon, "sepse në mënyrë të përsëritur, nga minuta e 35 e pjesës së dytë, për minuta të tëra, i janë drejtuar nga tribuna me epitete fyes të rënda ndaj zyrtarëve të ndeshjes".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI