Flash

Njësia e krizës serbe, lë Crvena Zvezdën pa tifozë: "Jo publikut në Marakàna"

Lapsi.al 17 February 2021
Njësia e krizës serbe, lë Crvena Zvezdën pa tifozë:

Në Serbi, struktura shëndetësoro-mjekësore e njësisë së krizës për luftën kundër Covid-19 është shprehur e vendosur kundër pranisë së publikut në ndeshjen e Ligës së Evropës midis Crvena Zvezda e Milan, e planifikuar për të enjten në Beograd. "Nuk mund të lejojmë asnjë lloj tubimi, përfshirë ndeshjen e së enjtes, pasi situata epidemiologjike është përkeqësuar në ditët e fundit, veçanërisht në Beograd," tha Predrag Kon, epidemiologu më i famshëm i vendit, në fund të një takimi të njësisë së krizës.

Specialisti shtoi se pritet kthimi i një numri të madh njerëzish nga pushimet në dëborë (për një fundjavë të lidhur me festën kombëtare të 15 dhe 16 shkurtit), me një rritje të mundshme të rasteve të infektimit në kryeqytet. "Në këtë situatë, çdo formë e mbledhjes së një numri të madh njerëzish është e paimagjinueshme," pranoi Kon.

Të dielën e kaluar, drejtuesit e Crvena Zvezda i dërguan një letër Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke kërkuar që të lejojë praninë në tribunat e stadiumit të 15 mijë spektatorëve, 30% e kapacitetit të impiantit të tyre, në takimin me "Milanin e madh shtatë herë kampion të Evropës" në Marakana në Beograd. E kjo në respektimin e skrupoloz të të gjitha masave të sigurisë dhe parandalimit Anti-covid të parashikuara nga protokollet e UEFA-s.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI