Flash

Video/ Me peshqirin e Charlton në kokë feston KO teknik: Marku sfidon Connor

Lapsi.al 21 February 2021
Video/ Me peshqirin e Charlton në kokë feston KO teknik: Marku sfidon
Në Wembley në Londër, boksieri shqiptar Florian Marku ka triumfuar me KO teknik ndaj britanikut Raylan Chartlon, duke mbetur i pamposhtur deri tani në karrierë. Marku i ka provuar të gjitha, nga goditjet e kombinuara, në ato të drejtpërdrejta e deri edhe në provokimet nën doreza: "Këto grushta nuk janë asgjë. Unë nuk jam Joe Laës (i mundur nga anglezi me KO)". E në fund hedhja e peshqirit nga trajneri i Charlton është bërë mënyra e festimit të shqiptarit. 28-vjeçari shqiptar dhe ai anglez, në fakt, dhuruan një duel agresiv mes tyre në tentativë për të fitur ndeshjen. Charlton provoi ta mbante nën presion Markun, por shqiptari mori kontrollin e ndeshjes me goditje të sigurta, që shkonin gjithnjë në shënjestër. Në raundin e katërt është ikonike 'dehja' e Charlton pas një goditje të fuqishme të Markut, por gongu e shpëtoi nga mbyllja aty e duelit. Shqiptari pësoi një KD në raundin e gjashtë, por nuk e humbi sigurinë dhe e mbylli ndeshjen në të tetin, kur goditjet e vazhdueshme mbi Charlton që ishte i paaftë të mbrohej, detyruan stafin e boksierit anglez të dorëzohet. Në karrierën si boksier profesionist në peshën “welterweight”, Florian Marku regjistron 7 fitore dhe një barazim. Ai shfaq hapur ambicien për tituj dhe e bën këtë duke sfiduar Conor Benn, i cili është një boksierët më të mirë me 17 fitore dhe 0 humbje, nga të cilat 11 i ka marrë me KO.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI