Flash

Napoli kërkon Rejan, Duka i mbyll derën De Laurentiis: “Nuk ka shanse”

Lapsi.al 25 February 2021
Napoli kërkon Rejan, Duka i mbyll derën De Laurentiis: “Nuk ka

Armand Duka, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe President i Federatës Shqiptare të Futbollit, foli për Radio Kiss Kiss Napoli: “Pata mundësinë t’i dërgoja urimet e mia Presidentit të FIGC, Gabriele Gravina për fitoren e zgjedhjeve. Jam i lumtur që ai do të jetë në gjendje të vazhdojë me Federatën italiane për vitet e ardhshme sepse jam i sigurt se do të bëjë mirë në detyrën e tij dhe do të ndihmojë futbollin italian" - nisi Duka intervistën, përpara se të vinte pikat mbi I në cështjen që shqetëson napoletanët, por edhe tifozët e kombëtares shqiptare: Reja në Napoli në vend të Gattusos? "Më kanë ardhur këto zëra, por nuk di asgjë. Napoli nuk më ka kontaktuar kurrë dhe Reja nuk më tha për mundësinë e të bërit një punë të dyfishtë si trajner. Por po e specifikoj tani, që është një mundësi për tu përjashtuar kategorikisht: nuk mund të bëhet, një trajner nuk mund të jetë në një ekip kombëtar dhe një klub në të njëjtën kohë. Nuk do të ndodhë ”.

Pasi foli si numri 1 i FSHF-së, Duka ka vlerësuar edhe në rolin e anëtarit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s, i ngacmuar pikërisht nga penalizimi i klubeve italiane në Europë nga arbitrimi" Nuk ka asnjë sinjal, askush nuk është kundër ekipeve italiane. Arbitrat mund të bëjnë gabime ashtu si gabojnë futbollistët apo trajnerët. Përkundrazi, skuadrat italiane janë të këndshme për të gjithë dhe nuk jam dakord me ata që thonë se janë në shënjestër të gjyqtarëve. Do të shtoja se të gjitha klubet e të gjitha kombeve ndonjëherë ankohen. Gabimet e gjyqtarëve janë thjesht pjesë e lojës. Jam i lumtur që lojtarët shqiptarë po luajnë mirë me ekipet e tyre përkatëse, shikoni për shembull te Djimsiti dje me Atalanta. Shpresojmë të bëjmë mirë në impenjimet tona zyrtare në mars" përfundoi Armand Duka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI