Flash

Haaland në historinë e Champions League: thyen rekordin e Harry Kane

Lapsi.al 10 March 2021
Haaland në historinë e Champions League: thyen rekordin e Harry Kane
Pavarësisht se 21 vjec duhet akoma t'i mbushë (në korrik), Erling Haaland tashmë llogaritet në mesin e sulmuesve më të mirë në botë dhe vazhdon të koleksionojë rekorde. Norvegjezi i Borussia Dortmund gjithashtu ka shkëlqyer edhe ndaj Sevillas, dygolëshi në barazimin kundër spanjollëve e bëri atë të arrijë një tjetër rekord: ai u bë lojtari më i ri që arriti 20 gola në Ligën e Kampionëve, të shënuar në vetëm 14 ndeshje. Haaland theu rekordin e vendosur nga Harry Kane, i cili i kishte fiksuar në 24 ndeshje (Del Piero 26, Filippo Inzaghi 28) për të arritur 20 gola në garën më të mirë evropiane për klube. E gjithë kjo në një ndeshje shumë të veçantë duke pasur parasysh që, pas 1-0 në të 35', sulmuesi shënoi edhe në të 48' por VAR e anulloi golin për një faull. Në të 54 'ai fitoi një penallti, që e humbi në tentativën e parë për shkak se portieri i Sevillas lëvizi më herët, ndërsa hera e dytë nga pika e bardhë ishte e duhura për Haaland, i cili më në fund ishte në gjendje të kalonte vijën e finishit me 20 gola në Ligën e Kampionëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI