Flash

Efekti domino, Roma akuza Lega-s: "Napoli u avantazhua ndaj nesh, po kondicionohet kampionati"

Lapsi.al 14 March 2021
Efekti domino, Roma akuza Lega-s: "Napoli u avantazhua ndaj nesh, po

Roma sapo i ka dërguar një letër ankesë Lega Serie A duke kërkuar sqarime mbi shtyrjen e ndeshjes së kampionatit Juventus-Napoli. "Kërkesat për shtyrje - argumenton Roma në letër - duhet të paraqiten të paktën 15 ditë para ndeshjes. Ju kërkojmë të kontrolloni kur është bërë kërkesa dhe mbi të gjitha arsyet e interesit sportiv që qëndrojnë në themel të dispozitës suaj".

"Vendimi për të spostuar ndeshjen, në mungesë të motiveve të qarta sportive, duket se është marrë me qëllimin e vetëm për të siguruar një avantazh të padrejtë për Napolin në dëm të Romës me kondicionimin e dukshëm të rezultatit të rregullt të kampionatit", shkruan klubi verdhekuq përsëri në letër.

Ndeshja duhej të ishte luajtur në 4 tetor, por Napoli - duke dëgjuar mendimin e ASL vendas, pas rasteve të Covid në ekip - nuk u paraqit në Stadium, duke humbur 3-0 në tryezë. Pas apelit në Kolegjin e Garancisë në Coni, ndeshja u shty për 17 mars, ndërsa dje erdhi lajmi për zhvillimin e saj në 7 Prill.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI