Flash

Video/ Inisiativa e Zenit për të kthyer tifozët: vaksina dhuratë e kujt blen biletën e ndeshjes

Lapsi.al 14 March 2021
Video/ Inisiativa e Zenit për të kthyer tifozët: vaksina
Në kohën kur në Shqipëri, ende nuk ka marrë përgjigje kërkesa e FSHF-së për të patur 30% të Air Albania me tifozë për ndeshjen kualifikuese të Botërorit Katar 2022 kundër Anglisë, një zgjidhje interesante vjen nga Rusia, për të rifilluar mbushjen e impianteve gjatë ndeshjeve: vaksina Sputnik V si një dhuratë për ata që blejnë biletën e ndeshjes. Iniciativa nisi nga Zenit Shën Petersburg, i cili përmes profileve të tij sociale njoftoi se "Vaksina Sputnik V do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që janë të pranishëm në ndeshje, mbi moshën 18 vjeçare. Ju lutemi merrni me vete pasaportën dhe kartën tuaj shëndetësore, do t'ju kërkohet të ekzaminoheni nga një mjek për aprovimin e vaksinimit". Një plan i vërtetë i vaksinimit të brendshëm që filloi të shtunën e 13 marsit, me rastin e ndeshjes së fituar 4-0 kundër Akhmat Grozny dhe do të vazhdojë për pjesën tjetër të sezonit. Në këtë mënyrë, Zenit do të kontribuojë gjithashtu në përshpejtimin e fushatës ruse të vaksinimit. Klubi për më tepër do të furnizojë të gjithë spektatorët me pajisje mbrojtëse personale, të cilat do të shpërndahen nga vullnetarët në hyrje ose brenda impiantit. Stadiumet në Rusi dezinfektohen një ditë para ndeshjeve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI