Flash

Luftë e hapur mes Romës e Lega-s, Fienga: "Përgjigjia e tyre për Juve-Napoli, më qesharake se vendimi"

Lapsi.al 15 March 2021
Luftë e hapur mes Romës e Lega-s, Fienga: "Përgjigjia e tyre

Juventus-Napoli mbetet i planifikuar për në 7 prill, pas shtyrjes së urdhëruar nga Lega dhe konfirmuar edhe pas apelimit të Romës. Një vendim që në shtëpinë e verdhekuqve nuk është kapërcyer ende, siç pasqyrohet në fjalët e administratorit të deleguar të klubit kryeqytetas Fienga: "Letra që dërgova më duket se është mjaft e qartë, nuk do të doja të thosha më shumë. Unë preferoj të mos komentoj mbi përgjigjen e dhënë nga Lega, është më qesharake se vetë vendimi".

Në përfundim të seancës në Coni për apelimin pas 0-3 në tryezë kundër Veronës, Fienga sulmoi: "Na thanë që vendimi nuk kërkon arsye, sipas mendimit tim arsyet e vetme nuk mund të thuhen. E nuk pranuan në të njëjtën mënyrë, të shtynin Roma-Napoli, kështu që duhet të mendojmë se Liga mund të shtyjë një ndeshje me një marrëveshje të thjeshtë mes dy ekipeve, përveç ndeshjeve ndërkombëtare".

Drejtuesi i lartë roman nuk është ndfalur me aq: "Ka sjellje të pjesshme dhe subjektive brenda Lega-s së Futbollit, ne gjejmë boshllëqe të dukshme në qeverisje. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë nëse ky rregull do të zbatohej nga të gjitha ekipet, nga tani deri në fund të kampionatit...".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI