Flash

Xabi Alonso rikthimi i dytë në Gjermani: nga Liga 2 në Spanjë, në krye të Gladbach

Lapsi.al 22 March 2021
Xabi Alonso rikthimi i dytë në Gjermani: nga Liga 2 në

Xabi Alonso po përgatitet të kthehet në Bundesligë si trajner. Sipas asaj që raporton e përditshmja Bild, spanjolli do të jetë trajneri i ri i Borussia Moenchengladbach për sezonin e ardhshëm. Trajneri aktualit i klubit bardhezi, Marko Ross, ka firmosur tashmë me Borussia Dortmund dhe për këtë arsye klubi ka gjetur tanimë një zëvendësues për të.

Zgjedhja e Gladbach është bërë për shkak të rezultateve shumë të mira që Xabi Alonso është duke arritur në Divizionin e dytë spanjoll, nën drejtimin e skuadrës së dytë të Real Sociedad, teksa aktualisht është në vendin e parë të Grupit 2 me 37 pikë.

Drejtimi i Borussia Moenchengladbach do të jetë eksperienca e tij e dytë në pankinë. Për ish-kampionin e Botës bëhet fjalë për një rikthim në Gjermani, atje ku ka luajtur për tre vite me Bayern Mynih nga 2014 deri më 2017, vit që shënoi edhe tërheqjen e tij nga futbolli aktiv.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI