Flash

Dezertori i parë i Super League: BBC zbulon se Chelsea po bën gati dokumentet e largimit

Lapsi.al 20 April 2021
Dezertori i parë i Super League: BBC zbulon se Chelsea po bën gati
Në kohën kur vazhdon krahu i hekurt mes institucioneve që drejtojnë futbollin dhe 12 klubeve rebele, presioni duket se edhe mund të bëjë punë, sidomos kur vjen nga vetë tifozët e tu. Pikërisht kështu, sepas pas Manchester, Liverpool, Leeds e atyre të Arsenal në Londër, protesta e tifozëve anglezë kundër Super League zgjerohet edhe përpara Stamford Bridge, stadiumit të Chelsea, ku Blues përballen me Brighton. Pjesëmarrësit këndojnë kore kundër "lakmisë" së klubeve të përfshira në projekt dhe shfaqin parrulla me përmbajtje të ndryshme, në një atmosferë që ka qenë paqësore përtej disa bombave tymuese në pritje të mbërritjes së autobusit të ekipit: "Ne jemi tifozë, jo klientë", "Ne duam netët tona të ftohta në Stoke"; ose "Futbolli na përket neve, jo juve". "Ky nuk është klubi me të cilin jemi dashuruar". Ndoshta edhe për këtë fakt, por duket se Chelsea po tërhiqet nga projekti Super League. Sipas Dan Roan, gazetari i BBC, londinezët janë duke përgatitur dokumentet e nevojshme për tu tërhequr nga Super League. Polemikat e këtyre orëve, tërbimi i tifozëve, kërcënimet e Uefa-s mund ta kenë bindur Abramovich të mos e bëjë hapin më të madh se mundet. Rreziku ndërkohë është t'i duhet të paguajë penalitete të rënda.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI