Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zëri dhe imazhi i boksit shqiptar nuk është më: ndahet nga jeta Ahmet Golemi, njeriu që u dënua me burg se kishte idhull Klein

Lapsi.al 15 May 2021
Zëri dhe imazhi i boksit shqiptar nuk është më: ndahet nga

Boksi shqiptar është në zi, e bashkë me të edhe cdo sportdashës që është emocionuar nga zëri dhe pasioni me të cilin Ahmet Golemi ka transmetuar ndeshjet e boksit. Ahmet Golemi, i njohur si 'Muhamed Ali' shqiptar (njeriu të cilin e kishte idhull e për të cilin bëri edhe burg), është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare.

I lindur në 5 qeshor 1936, Ahmet Golemi mbante titullin 'Mjeshtër i Madh', si një nga komentatorët më të mirë të boksit në vend. Ai e nisi boksin tek Shtëpia e Pionierit, ku trajneri Ali Kastrati i veshi për herë të parë dorezat e boksit, duke pikasur talentin e madh të njeriut që e jetoi jetën përeth ringut. Pikërisht kështu, sepse pas arritjeve si boksier (në vitin 1951, në Elbasan Golemi u shpall kampion kombëtar për të rinjtë), mban 9 tituj në karrierën e tij, pesë herë kampion i vendit dhe katër herë nënkampion, ai vazhdoi të ndiqte pasionin e tij të madh si shkrimtar, (me librin 'Fundi i dorezave të zeza') gazetar dhe komentator sportiv.

Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Gjergji Golemi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se boksieri i njohur mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm: "Miq dhe dashamrës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi", shkruan i biri.

Në fillim të viteve ‘70, regjimi komunist ndaloi boksin si sport të dhuneshëm dhe aspak edukativ e kjo i kushtoi Golemit në 7 maj të vitit 1979 dënimin me 5 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë, pasi festoi fitoren e bokseriet të famshëm Muhamed Ali, duke blerë një tortë 250-lekëshe për të festuar këtë fitore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI