Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Kurti zbulon detaje nga takimi me Vuçiçin

Lapsi.al 6 October 2021
Kurti zbulon detaje nga takimi me Vuçiçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Kurti tregoi se për çfarë u bisedua në këtë takim në Bërdo të Sllovenisë, ndërsa theksoi Procesin e Berlinit, raporton Gazeta Express.

“Në një bisedë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron & Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, shkroi Kurti në Twitter.

Ai tha se Kosova i mbështet marrëveshjes në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e BB6 trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shkroi Kurti.

Paraprakisht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë me temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Gazeta Ekspres

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI