Flash

Rama: Kriza do zgjasë deri vitin e ardhshëm, çmimet parashikohen të mos kthehen atje ku ishin

Lapsi.al 8 October 2021
Rama: Kriza do zgjasë deri vitin e ardhshëm, çmimet

Pas mbledhjes së qeverisë për diskutimin e rritjes së çmimit të energjisë, kryeministri Edi Rama është shprehur se të shtunën do të publikohet edhe plani i posaçëm i hartuar në lidhje me menaxhimin e situatës. Rama është shprehur se kjo situatë ka prekur të gjithë botën dhe ngelen për tu ndjekur vetëm udhëzimet e ekspertëve. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se kriza ekonomike mund të zgjasë deri në vitin e ardhshëm, madje shtoi se nuk parashikohet që këto çmime do të shkojnë sërish siç ishin. Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se sipas parashikimeve, kulmi i krizës do të jetë në mesin e vitit të ardhshëm.

"Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezentë dhe pikun e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe pas kapërcimit të kulmit çmimet nuk do të kthehen aty para shfaqjes së krizës. Ajo që na takon është mbrojtja e konsumatorëve tanë, me një rend prioritetesh, duke pasur parasysh ato më shumë në nevojë dhe duke shkuar lart nga biznesi i vogël tek ato me të ardhura më të larta. rendi është nga më të dobëtit te të fortët", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI